FSK-ja, mikpritëse e "Defender Europe" në Gjakovë

1 min lexim
Politikë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” - stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje të zhvilluar në Babaj të Bokës në Gjakovë kanë qenë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët kanë përsëritur se organizimi i këtij ushtrimi është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.

Informacion mbi burimin dhe përkthimin

Ky artikull është marrë nga një burim shqiptar dhe nuk ka pasur nevojë për përkthim.

Burimi origjinal: www.evropaelire.org

Ndajeni këtë artikull