Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Irani ka njoftuar se ka lëshuar afër 100 raketa dhe është zotuar se do të vazhdojë sulmet hakmarrëse, pas goditjes së infrastrukturës së tij ushtarake dhe bërthamore nga Izraeli.
Që nga e premtja, si pasojë e sulmeve izraelite në Iran, janë vrarë të paktën 224 persona. Ndërkaq, në Izrael numri i viktimave ka arritur në të paktën 18.
(Përgatiti: Trim Haliti)